Anija mbështetëse, u nis nga një bazë ushtarake në shtetin e Virxhinias të shtunën.

Kjo vjen pasi presidenti Joe Biden tha se SHBA do të ndërtonte portin lundrues për të ndihmuar në marrjen e ndihmës në Gaza nga deti.

OKB-ja ka paralajmëruar se uria në Rripin e Gazës është “pothuajse e pashmangshme” dhe fëmijët po vdesin nga uria.

SHBA dhe Jordania kryen një lëshim ajror të dielën, duke hedhur me parashutë në më shumë se 11,500 vakte që përfshinin oriz, miell, makarona dhe ushqime të konservuara, tha ushtria amerikane.

Dorëzimi i ndihmave nga toka dhe ajri ka rezultuar i vështirë dhe i rrezikshëm.

Anija amerikane u nis “më pak se 36 orë” pasi Biden bëri njoftimin e tij, shkroi Komanda Qendrore e SHBA në X.

Ajo “po mban pajisjet e para për të krijuar një skelë të përkohshme për të ofruar furnizime jetike humanitare” në Gaza, vazhdoi deklarata.

Pentagoni ka thënë se mund të duhen deri në 60 ditë për të ndërtuar skelën me ndihmën e 1000 trupave  asnjë prej të cilëve nuk do të dilte në breg.

Organizatat bamirëse kanë thënë se ata që vuajnë në Gaza nuk mund të presin kaq gjatë.