“Animals” e rikthen yllin Ben Affleck si regjisor

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Netflixi ka publikuar pamjet e para të filmit më të ri me titull “Animals”, që vjen me regji të yllit Ben Affleck dhe e rikthen atë si regjisor pas projektit të vitit 2024, “Air”.

Në film kryepersonazhi Mark Kimball, kandidat për kryetar bashkie në Los Angeles, përballet me pyetje dhe situata të vështira. Kur merr një telefonatë të kobshme, Mark dhe gruaja e tij, Abigail, përpiqen t’i përgjigjen një kërcënimi që mund t’ua përmbysë jetën e ndërtuar me kujdes. Djali i tyre është rrëmbyer dhe tani çifti e gjen veten të përfshirë në një rrjet mashtrimi. Ndërsa përpiqen të mbledhin shumën e pagesës së shpërblimit, ata detyrohen të bëjnë zgjedhje që mund ta shkatërrojnë botën e tyre përgjithmonë.

Kasta e aktorëve përbëhet nga emra të shquar të Hollywoodit si Ben Affleck, Kerry Washington, Gillian Anderson, Adriana Paz, Ray Fisher, Christopher Woodley, Matt Gerald, Jacob Estrada, Steven Yeun dhe Luis Gerardo Méndez.

“Animals” nis së transmetuari në platformën Netflix në fillim të muajit tetor, si dhe to të jetë në dispozicionin e publikut përmes një numri të limituar të kinemave.

“Animals” e rikthen yllin Ben Affleck si regjisor

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika