Ankesa për konfuzitet, kërkohet zhvendosja e një tabele pranë autostradës

Një tabelë gjatë magjistrales Pejë-Prishtinë, e cila lajmëron kyçjen në autostradë, vlerësohet se është vendosur në lokacion të gabuar. Për të janë paraqitur akuza se po shkakton konfuzion te disa shoferë, të cilët po zgjedhin rrugën e cila në fakt nuk të dërgon në autostradë. Duke u kthyer pas, kanë ndodhur disa aksidente, derisa po kërkohet që tabela të zhvendoset për disa metra

Pasi vazhdoi rrugën me mendimin se ajo e dërgon në autostradë, shoferi i kësaj veture vendos që të kthehet mbrapa.

Kjo pasi shenja e vendosur në magjistralen Pejë-Prishtinë, pak para hyrjes në autostradë, e ka bërë konfuz shoferin duke e detyruar të zgjedhë gabimisht rrugën, e cila në fakt të dërgon në fshatra të Fushë-Kosovës.

E, ky veprim i shoferit, bën që të shkaktohet aksident.

Por, ky, sipas banorëve të kësaj zone, nuk është aksidenti i vetëm që shkaktohet në këndeej si pasojë e pozicionit të kësaj tabele.

Pronar të bizneseve afër kësaj hapësire thonë se aksidentet në këtë zonë nuk janë të rralla.

Eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti, vlerëson se tabela e cila lajmëron se pas 300 metrash gjendet hyrja për në autostradë është e vendosur të pozitë të gabuar.

“N’qofse e masim distancën nga kyçja në autostradë prej informacionit të shenjës të lajmrimit, është më tepër se 300 metra e që nuk shkon me atë distancë aty. Dhe e dyta që aty kemi djathtas të hyrë në Miradi e që de-facto, simbolizon se mund të hysh për Shkup”, tha Bekim Ahmeti, njohësi i komunikacionit.

Ahmeti vlerëson se tabelës duhet t’i ndërrohet vetëm vendi.

“Vetëm të shtyhet më përpara, të shihet se a është 300 metra a jo, në rast se e analizojmë, duhet me u vendos ose përtej urës, ose të largohet krejt”, tha Ahmeti.

Sipas banorëve lokal, si pasojë e kësaj tabele, ndodhin disa aksidente brenda çdo viti.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika