Ankesa për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, pronarëve iu rrezikohen bizneset

Punimet rrugore për zgjerimin e segmentit Kijevë-Dollc po rrezikojnë mbylljen e bizneseve që gjenden në këtë pjesë të rrugës. Pronarë të bizneseve thonë se nuk po iu ofrohet zgjidhje tjetër përpos transferimit e që nuk është opsion për ta. Për ankesat Televizioni ka pyetur edhe Ministrinë e Infrastrukturës, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje

Është shenja që tregon se sa afër do iu vijnë punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc.

E të njëjtat po ndërhyjnë në pronën private të bizneseve të pozicionuara përgjatë rrugës.

Hamëz Fejza thotë se punimet rrezikojnë t’i mbyllin biznesin ngase e njëjta, do të pamundësoj qasjen në të.

“Zgjerimi i rrugës që po bëhet mua ma mbyll biznesin totalisht. Qe 15 vite jemi me djemtë në perëndim për me investu në Kosovë e sot me mu mbyll mu, me dal 10 punëtorë prej punës është tmerr. Zgjerimi i rrugës me pengon se kanë mundur në krahun e djathtë të devijojnë, kanë ardh këtu te unë. knej skam ka me hy. As 5 metra s’më mbesin me u kyç në objekt temin. Kjo është pronë private, nuk është e shtetit”, Hamëz Fejza, pronar i biznesit.

Pas humbjeve, Fejza thotë se 10 punëtorë kanë lënë punën.

Ndonëse ankesën e ka paraqitur, ai thotë se nuk iu ofrua zgjidhje.

E frikën e kanë edhe punëtorët të cilët qenë të parët që panë punimet pa paralajmërim.

“E bën shumë të vështirë sepse nuk ka kyçje e dalje ku don ti. Është pak e vështirë për punë po edhe për bllokim të kompanisë tonë e bllokon total. Është e vështirë me ndërru se ne jemi gati për punë, na e humb kohën dhe është e kushtueshme”, tha Luigj Palushaj, punëtor.

Punimet kanë nisur tash e tre javë e për ankesat e tyre, familja Fejza nuk ka pranuar përgjigje.

Televizioni ka pyetur edhe Ministrinë e Infrastrukturës për punimet dhe mundësitë e një zgjidhjeje alternative për qytetarët, por nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.

I paqasshëm në telefon ka qenë edhe zëvendësministri Hysen Durmishi.

Muajin e kaluar, banorët e fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të Klinës protestuan për disa ditë kundër fillimit të punimeve të zgjerimit të rrugës Kijevë-Dollc, duke thënë se rrezikohet që të mbyllen mbi 60 biznese.

Gjatë njërës prej protestave, banorët u përleshën me policinë, për çka tre prej tyre u arrestuan.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika