Ankohen pacientët, spitalet vetëm me shërbime emergjente në Ditën e Evropës
Zenun Zeqiri ka qenë ndër të paktët persona që është parë në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare këtë të martë. Gruan thotë se ka të shtrirë në Klinikën e Onkologjisë e vëllanë në një klinikë tjetër. Por as i pari e as i dyti, gjatë së martës nuk kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore, shkaku […]
Zenun Zeqiri ka qenë ndër të paktët persona që është parë në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare këtë të martë.
Gruan thotë se ka të shtrirë në Klinikën e Onkologjisë e vëllanë në një klinikë tjetër.
Por as i pari e as i dyti, gjatë së martës nuk kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore, shkaku i Ditës së Evropës, që mbetet zyrtarisht ende në listën e festave zyrtare.
“Nuk duhet me kanë fest për pacient pasi pacienti nuk mundet me prit festen, këtu po thojnë është fest e kom bashkëshorten në onkologji, sot I ka marr veq do sherbime të lehta por fotografimet nuk ka mujt mi kry pasi I kanë thenë se sot është pushim. Pacienti nuk prit po të na po shkojnë kështu gjërat edhe të vllau njëjtë edhe ai është në spital”, ka thënë Zeqiri.
I habitur që kjo datë po festohet në Kosovës, është Refki Maka nga Prizereni, që erdhi nga Gjermani pasi nëna e tij është shtrirë në kliniken e Kardiologjisë.
Shkaku i festës, Maqkaj thotë se nëna e tij, nuk ka mundur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
“ E kamë nanën në repartin e kardiologjisë që tri ditë. Dje e morra vesh që sot është fest unë jetoj në Gjermani I kom marr tri dit për me ardhë të nana atje s’ka ksi feste, kom shpresu që kanë më kry dje ndërhyrjen kanë thanë as sot jo, unë për vete nuk e kom dit që sot o fest dhe nuk e di për qka festohet sot”, ka thënë Maqkaj.
E për disa familjarë, shpresa e vetme është tek dikush tjetër.
“Nanën e kam pru mbrëm në repartin e zemres, e ishalla zoti I nimon se këta jo, po presim sot qa mujnë më ba pasi këtu ish feste. Mosvet për pacientin mas pari por edhe për familjartë pasi ka pas dhimbje shumë të mëdha në gjoks”, ka thënë Qerimi.
Me ekipe kujdestare e intervenime vetëm më në raste emergjente, kanë funksionuar edhe spitalet rajonale të vendit.
Për situatën e krijuar, ankesat e pacientëve dhe shkurtimin e stafit në klinika e spitale gjatë ditës, televizioni ka tentuar të marrë përgjigje nga ShSKUK e Ministria e Shëndetësisë, por që të njëjtit, nuk janë përgjigjur në kërkesat e thirrjet e televizionit për këtë çështje.















