“Kemi biseduar për të gjitha temat e rëndësishme. Për ne çështja e Kosovës është e një rëndësie të madhe. Kemi biseduar në thelb, sepse Norvegjia e diagnostifikon situatën në terren më mirë dhe më saktë se kushdo tjetër”, ka deklarua presidenti i Serbisë, Alekasnadar Vuçiq në një deklaratë për media pas vizites së tij zyrtare në Norvegji.
Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për bisedimet e fundit për Kosovën dhe rezultatet e marrëveshjes, për domosdoshmërinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe për procesin e dialogut.
“Unë, si zakonisht, nuk ia hodha fajin palës tjetër, por u përpoqa të tregoj se sa më shumë besim duhet për të diskutuar të ardhmen në një mënyrë tjetër. Ata(norvegjezët) do të vazhdojnë ta monitorojnë atë proces”, ka thënë Vuçiq.
“Albin Kurti kryesisht mbështetet në forcën e vendeve të mëdha dhe më të fuqishme nga perëndimi dhe mendon se do ta detyrojnë Serbinë të pranojë diçka, por në asnjë mënyrë nuk do t’i përmbahet asaj që është nënshkruar”, ka thënë ai.
I pyetur se çfarë mund të shpresojmë në negociatat e ardhshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke pasur parasysh deklaratën e Albin Kurtit se për të, çështja e statusit të Kosovës kishte përfunduar në korrik të vitit 2010 kur Serbia e ngriti çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Vuçiq është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk shpreson shumë dhe se Kurti “është krejtësisht i pakuptimtë dhe se ai nuk mund t’i përmbahet asaj që është nënshkruar”, ka theksuar Vuçiq.
Ai tutje ka thënë se Kurti nxjerr konkluzione për pavarësinë e tij dhe legjitimitetin e pavarësisë së tij nga e kaluara e largët.
“Ne nuk do të kthehemi në të kaluarën, dhe kur të kthehemi në të kaluarën, atëherë ai duhet të më shpjegojë se çfarë po bënte [ish- kasapi i Ballkanit] Sllobodan Millosheviq ose nuk e di as kush … dhe ai (Kurti) nuk i përmbahet asaj që është nënshkruar në Bruksel dhe asaj që duhet të përmbushin”, ka thënë ai.
QUINT-i gjithmonë do t’i mbështesë shqiptarët në Kosovë dhe se mbështetja e gjermanëve në këtë çështje është më e theksuar.
“Është [Kosova] fëmija i tyre [QUINT], do ta tundin sa të munden dhe nuk ka asnjë filozofi të madhe dhe asnjë pritshmëri të madhe nga ana jonë”, ka vlerësuar Vuçiq.
I pai i Serbisë është shprehur se vendi i tij do ta ketë shumë të vështirë t’i bëjë ballë presionit dhe shtoi se është i shqetësuar për vendin, jo për veten e tij.
“Personalisht ka kohë që nuk bëj asgjë, as nuk kam llogari dhe as nuk kam pasuri të paluajtshme jashtë vendit … Të më shantazhojnë me asgjë është e kotë, mandati im i fundit është presidencial, e vetmja gjë që munden të bëjmë është të shantazhojmë Serbinë dhe këtë mund të presim, por është e jona të luftojmë dhe mbrojmë vendin tonë”, përfundoi ai.