Ankthi dhe ndikimi i tij në sëmundjet fizike

Ankthi është një çrregullim mendor nga i cili vuajnë shumë njerëz, i cili mund të shkaktojë edhe përkeqësim të shëndetit fizik

Xheneta Asllani, moderatore dhe Brikena Krasniqi–Hoti, specialiste e psikologjisë klinike

Si çdo herë, edhe këtë të mërkurë në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, pati të ftuar një profesionist të shëndetit mendor, për të biseduar rreth ankthit dhe ndikimit të tij në shëndetin fizik.

E ftuar sonte në emision ishte Brikena Krasniqi–Hoti, specialiste e psikologjisë klinike dhe psikoterapisë. Ajo deklaroi se nuk ka vijë ndarëse mes shëndetit mendor dhe atij fizik, pasi problemet në njërën anë përkeqësojnë gjëndjen në anën tjetër. Ajo thotë se kur i neglizojmë e anashkalojmë emocionet tona për një kohë të gjatë, ato mund të shfaqen edhe me reagime fizike, dhimbje trupore e shqetësime të organeve të ndryshme.

Krasniqi-Hoti deklaroi se ne duhet të trajtojmë vetën si të plotë dhe jo vetëm njërën anë, pasi një person për të qënë i shëndoshë, i duhet mirëqënie e plotë fizike, psikologjike dhe sociale.

Sipas psikologes, ankthi është ndër problemet më të shpeshta me të cilin ballafaqohen njerëzit. Ka forma të ndryshme se si manifestohet, si një frikë e madhe në lidhje me shëndetin, ku çdo lloj shqetësimi e interpretojmë si shenjë të mundshme të rrezikut të shëndetit.

Ajo shton se asnjë sëmundje nuk ka një shkak të vetëm. Ankthi mund të vije si rrjedhojë e problemeve organike mjekësore si sëmundjet e zemrës që janë të diagnostikuara, apo diabeti, mirëpo sipas saj i vetëm, ankthi nuk mund të shkaktojë probleme fizike.

“Ankthi vetëm si ankth nuk mund të shkaktojë direkt një problem tjetër mjekësor. Mund të na dobësojë imunitetin por jo të shkaktojë i vetëm probleme mjekësore. “

Personat që përballen me ankthin sipas psikologes, zakonisht kanë tre frika: A do të vdes? A do të çmendem? dhe A po humb kontrollin? Ajo shton se me vite të tëra njerëzit vizitojnë mjekët për të kërkuar një shkaktar për problemet e tyre fizike por ai nuk gjindet, dhe personi e ka të vështirë të besojë këtë pasi i ndjen reagimet në trupin e tij. Mendja që ka ankth çdo situatë e përjeton si të rrezikshme duke shtuar edhe stresin, që e bën të pamundshme funksionimin në përditshmëri.

Krasniqi-Hoti theksoi se ankthi është i trajtueshëm dhe i tejkalueshëm, mirëpo tek ne problem është stigma, pasi ata që kanë probleme të tilla cilësohen si të dobët e pa karakter, mirëpo sipas saj situata është më komplekse sesa kaq.

 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika