“Anonymous” zbulon e-mail adresat e zyrtarëve të qeverisë serbe

Grupi i hakerëve “Anonymous” ka njoftuar se ka zbuluar e-mail adresat e zyrtarëve të qeverisë serbe në ministri të ndryshme

Grupi i hakerëve "Anonymus"

Grupi i hakerëve “Anonymous” ka bërë të ditur se tashmë ka zbuluar e-mail adresat e zyrtarëve të qeverisë serbe në ministri të ndryshme.

Mesazhin e fundit për presidentin serb, Aleksander Vuçiq, grupi “Anonymous”, e ka përfunduar duke thënë “Hej, kukull e Putinit, ku je? Akoma me qen?!”.

Pak ditë më parë, ky grup kishte bërë të ditur se kishte hakuar uebfaqen e Ushtrisë serbe.

Për këtë ka reaguar dhe eksperti i sigurisë, Agim Musiu, i cili ka thënë se ky grup “me gjasë ka vendosur që t’ia pijë gjakun me pambuk Vuçiqit”.

Eksperti i sigurisë ka njoftuar se në këtë të diel janë publikuar qindra-mijëra email adresa të zyrtarëve institucionalë të Serbisë, të cilët nuk do të duhej të përdoreshin më nga Serbia.

“Nga ajo që më ra në sy ishin emailat për “media” nga shërbimi i inteligjencës së tyre, gjë që dëshmon kontrollin e Vuçiqit/Vulinit me media, përkatësisht kontrollin e pushtetit mbi mediat”, ka thënë tutje eksperti i sigurisë, Agim Musliu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika