“Ant-Man And The Wasp: Quantumania” së shpejti nëpër kinema
Studioja filmike “Marvel” ka publikuar trajlerin e ri të filmit, “Ant-Man And The Wasp: Quantumania”, ku përfshihen pamje të ndryshme të betejave të superheronjeve të njohur për publikun, me personazhin negativ, Modok. Vazhdimi i tretë në serinë e filmave “Ant-Man” i rikthen në ekran aktorët, Paul Rudd, Evangeline Lilly, Michael Douglas dhe Michelle Pfeiffer, si […]
Studioja filmike “Marvel” ka publikuar trajlerin e ri të filmit, “Ant-Man And The Wasp: Quantumania”, ku përfshihen pamje të ndryshme të betejave të superheronjeve të njohur për publikun, me personazhin negativ, Modok.
Vazhdimi i tretë në serinë e filmave “Ant-Man” i rikthen në ekran aktorët, Paul Rudd, Evangeline Lilly, Michael Douglas dhe Michelle Pfeiffer, si dhe shënon debutimin e aktorit Jonathan Majors në rolin e Kang The Conquerer.
Filmi i ri e sjell një betejë epike në mes të Scott Langut dhe Kang Pushtuesit, pasi superheroi Ant-Man dhe familja e tij e hapin aksidentalisht një portal në Mbretërinë Kuantike.
Por kësaj radhe ata përballen me një armik të rrezikshëm, që shquhet sxi një prej personazheve më të egër dhe maniak të universit kinematik “Marvel”.
“Ant-Man And The Wasp: Quantumania’ fillon së shfaquri për publikun me 17 shkurt 2023.















