Antarësimi i Kosovës në KE konsiderohet i mundur

Ndonëse anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u konsideruar si i mundshëm, nga qeveria thonë se po punojnë drejt aplikimit por që nuk është vendosur se kur do të ndodhë

Pas përjashtimit të Rusisë, antarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës (KE) është duke u konsideruar si i mundshëm.

Nga ekzekutivi thonë se janë duke punuar për aplikim në KE, por ende nuk është vendosur se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Ndryshe nga opozita që janë shprehur skeptikë ndaj kësaj çështje, me optimizëm për anëtarësim janë shprehur njohësit e marrëdhënieve ndëkormbëtare.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë për KosovaPress, se megjithëse vështirësitë janë të mëdha duke marrë parasysh procesin dhe fazat e tij, gjasat janë të mëdha për anëtarësim të Kosovës në KE.

“Kemi qenë duke punuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kjo punë është dinamizuar, se kur do të aplikojmë nuk është vendosur, por se do të aplikojmë kjo është e qartë”.

”Vështirësitë janë të mëdha, pasi procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe kalon në disa faza dhe secila fazë ka vështirësitë e saja. Ne me gjitha kapacitetet tona por edhe ndihmën e akademikëve tanë, shoqërinë civile, jemi duke bashkëpunuar që t’i identifikojmë të gjitha këto vështirësi”, ka thënë ai.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti

Në anën tjetër, Dritëro Arifi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, është shprehur optimist gjersa ka thënë se ky proces mund të rezultojë me sukses përderisa Kosova ka lobim të duhur.

“I vetmi organ ndërkombëtar ku ne mund të anëtarësohemi shumë shpejtë dhe pa probleme ligjore është Këshilli i Evropës. Sa i përket procedurave është lehtë dhe shpejt, pasi më shumë është vendim politik i vendeve anëtare të Këshillit, nëse ato e gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe ka një lobim të mirë nga ana e Kosovës, jo siç ka qenë më herët”.

Ai ka kërkuar që të mos bëhen gafa diplomatike, pasi ato mund t’i kushtojnë shumë vendit.

“Nëse ka seriozitet nga palët, procesi mund të shkojë shumë shpejtë”, ka thënë Arifi.

Nga ana tjetër, Qeveria Kurti është kritikuar nga ana e ish-zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Anton Berishaj.

Berisha, qasjen e qeverisë ndaj antarësimit në Këshillin e Evropës e ka konsideruar joserioze.

“Procesi vetvetiu është i dëmtuar kur nuk i qasesh serioz. Ai ka shpalosur joseriozitetin e qeverisë së Kosovës. Këta bëjnë politikë të jashtme për qëllime të politikës së brendshme, përfitimin e disa votave nga qytetarëve, pa marrë parasysh rëndësinë e procesit. Ai ka bërë së pari një gabim elementar diplomatik, pasi edhe po të ishte e saktë ai nuk mund të deklarohet veçmas pa pëlqimin e dy palëve”, është shprehur Berisha.

Ish-zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Anton Berisha

Po ashtu, Berisha ka potencuar se nga praktika, teksti në parim i dërgohet palës në pajtueshmëri dhe përputhje me atë që është biseduar.

“Ky i ka bërë dy gabime në mendimin se përfiton politikisht dhe njëjtën kohë ka dëshmuar jo seriozitetin e tij si një zyrtarë. Por nuk e dëmton Kosovës si një akti i vetëm, mungesa e procesit e pengon, pasi s’ka një gjë të tillë dhe nuk i njohin procedurat dhe nuk konsultohen”, shtoi ai.

Ndryshe, më katër prill të vitit 2022, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një vjetorin e punës së saj është pyetur për anëtarësimin në NATO dhe në Këshillin e Evropës, me këtë rast ajo ka deklaruar se janë në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim.

“Ne tash kemi dakordimin ndërinstitucional dhe unë si udhëheqëse e politikës së jashtme kam kërkuar që të ndërmerren të gjitha masat dhe të bëhen të gjitha organizimet e nevojshme në mënyrë që aplikimi për këshillin e Evropës të bëhet sivjet, jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për këtë aplikim”.

Megjithatë, ajo ka thënë se kjo varet edhe nga koherenca që vendosë Këshilli i Evropës.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika