Anthony Fauci planifikon të largohet nga posti i tij në dhjetor

Anthony Fauci njoftoi se do të tërhiqet në dhjetor nga detyrat e tij profesionale si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, këshilltar kryesor mjekësor i presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe drejtues i Laboratorit NIAID për Imuno-Rregullimin

Anthony Fauci

Anthony Fauci, ka njoftuar se do të tërhiqet nga posti i kreut të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, këshilltar kryesor mjekësor i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe si drejtues i Laboratorit NIAID për Imuno-Rregullimin.

Fauci 81-vjeçar, do të largohet nga shërbimi qeveritar për të “hapur kapitullin tjetër” të angazhimit të tij profesional, raporton BBC.

“Kisha nderin të udhëhiqja NIAID”, ka thënë Fauci, teksa shtoi se “do të largohem nga këto pozicione në dhjetor të këtij viti për të ndjekur kapitullin tjetër të karrierës sime”.

Fauci ka shërbyer si drejtor i NIAID-it që nga viti 1984 dhe u ka shërbyer shtatë presidentëve amerikanë, duke filluar me Ronald Reagan.

Ai ishte një nga studiuesit kryesorë që luftoi me epideminë AIDS në vitet ’80 dhe në vitin 2008, ish-presidenti George Ë. Bush i dha atij Medaljen Presidenciale të Lirisë për punën e tij me programin e ndihmës ndaj AIDS-it “PEPFAR”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika