Antiterrorizmi me operacion në Kaçanik, disa të arrestuar për vrasjen e Likës

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë në komunën e Kaçanikut në kuadër të hetimeve që lidhen me vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika. Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se gjatë operacionit janë kryer arrestime të reja, megjithatë, numri përfundimtar i të arrestuarve ende nuk është i qartë. Detaje të tjera nuk ka dhënë as Prokuroria Speciale

Një tjetër operacion policor është kryer në Kaçanik, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika.

Kësaj radhe, në këtë komunë zbarkoi Njësia e Policisë së Kosovës kundër terrorizmit.

Nga operacioni ka të arrestuar, por sa nuk dihet.

“Tashmë është publike që ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet, për shkak se aksioni është duke vazhduar. Gjitha institucionet ligjzbatuese janë të vendosura që të luftohet çfarëdo lloj ekstremizmi apo dhune që dëmton institucionet dhe pjesë e saj, dhe vetë popullin e saj”, ka thënë Xhelal Sveçla, Ministër në detyrë i Punëve të Brendshme.

Detaje rreth të arrestuarve dhe dyshimeve ndaj tyre, televizioni ka kërkuar edhe nga ata që tashmë e kanë në dorë rastin, Prokuroria Speciale e Kosovës.

Por kjo e fundit, është treguar e rezervuar në përgjigje.

Ju informoj se aksioni për të cilin keni pyetur është zhvilluar në kuadër të hetimeve që janë duke u ndërmarrë në një rast penal, të cilin e ka në punë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Në këtë fazë ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik!Liridona Kozmaqi, zëdhënëse në Prokurorinë Speciale.

Ka pasur raportime se të arrestuarit ditën e sotme janë liruar, por një konfirmim nuk e ka dhënë Policia.

Ky institucion ka premtuar se gjatë ditës do të bëjë publikojë informacione shtesë për operacionin, por deri në transmetimin e kësaj kronike nuk ka ndodhur një gjë e tillë..

Nën dyshimin për përfshirje në organizimin dhe vrasjen e rreshterit Lika, në paraburgim janë dërguar gjashtë të dyshuar: Haki Bela, Diamant Gashi, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika dhe Shkëlqim Kuka.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika