Anulohen dy linja hekurudhore Pejë-Prishtinë pas aksidentit fatal me tren

Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy linja hekurudhore në relacionin Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas janë anuluar këtë të hënë, pas aksidentit të rëndë në të cilin një grua humbi jetën pasi u godit nga treni në Pejë.

Përmes një njoftimi, Trainkos bëri të ditur se janë anuluar trenat me numër 760 dhe 4201 për shkak të, siç thuhet, “rrethanave të papritura”.

“Të nderuar udhëtarë, ju njoftojmë se treni i planifikuar për sot me numër 760 dhe 4201, Pejë–Prishtinë dhe anasjelltas, është anuluar për shkak të rrethanave të papritura. Ndërsa treni 4200 do të vazhdojë sipas orarit të planifikuar. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e Trainkos.

Anulimi i këtyre linjave vjen pas aksidentit fatal të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pejë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 05:35 është njoftuar se një tren, i cili ishte nisur nga qyteti i Pejës, ka goditur një grua.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika