Anulohen dy seanca në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjatë procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ka vendosur anulimin e seancave të planifikuara për datat 21 mars dhe 22 gusht 2024

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ka vendosur anulimin e seancave gjyqësore të planifikuara për datat 21 mars dhe 22 gusht 2024 në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas trupit gjykues ky vendim është marrë për shkak se ka kontradikta në mes datave,

Fillimi i seancës gjyqësore të hënën, nisi me dëshminë e dëshmitarit të 49-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke identifikuar këtë dëshmitar me kodin W04811.

Në sallën e gjyqit, ishin të pranishëm Thaçi dhe Krasniqi përmes lidhjes video, ndërsa dy të akuzuarit tjerë ishin prezent fizikisht.

Vlen të theksohet se e pranishme në seancën e gjyqit ishte edhe bashkmbrojtësja e re e ekipit të Thacit, Nina Tavakoli për të cilën është thënë se do të parashtrojë pyetje për dëshmitarin, raporton Betimi për Drejtësi.

Ajo gjithashtu pati një çështje për të paraqitur, për të cilën u kërkoi një seancë private, e cila u miratua nga trupi gjykues.

Më 28 shkurt, ka mbaruar dëshminë e tij dëshmitari i 48-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin 01140 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar u mor në pyetje nga ZPS-ja, mbrojtja e të akuzuarve, mbrojtja e viktimave dhe trupi gjykues nën masa mbrojtëse si dhe në sesion privat për publikun.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika