Anulohen seancat publike të datës 20, 21 tetor për gjykimin e Pjetër Shalës

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, të enjten kanë njoftuar që seancat publike të planifikuara të mbahen më 20 dhe 21 tetor për konferencën përgatitore për gjykimin ndaj Pjetër Shalës janë anuluar

Pjetër Shala





Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë kanë bërë të ditur se seancat publike të parapara të mbahen më 20 dhe 21 tetor për gjykimin ndaj Pjetër Shalës janë anuluar.

Gjithashtu DHSK ka bërë të ditur se më 20 tetor trupi gjykues do të takohet me disa nga palët në seanca Ex–Parte.

Ndryshe, Shala është arrestuar më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Betimi për Drejtësi.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika