Anulohen shumica e seancave në gjykata, ankohen avokatët

Shumica e seancave në Gjykatat në Kosovë janë anuluar pas vendimit të KGJK-së, për reduktim të punës, si shenjë pakënaqësie për uljen e pagave. Seanca në rastin e 53 milionëshit, e në rastin Stenda 2 janë ndër seancat e shumta që u anuluan për një afat të pacaktuar. Avokatët kërkuan që Qeveria e institucionet e drejtësisë të gjejnë një zgjidhje urgjente, për shkak se sipas tyre, me anulimin e seancave po dëmtohen qytetarët

Foto ilustrim

Deputeti i opozitës, Pal Lekaj të enjten paradite nuk ishte në vendin e tij të punës, në seancën e Kuvendit por në gjykatoren e Themelores në Prishtinës.

Ai dhe të gjitha palët tjera ishin të pranishëm dhe kishin përgatitur edhe fjalët hyrëse në rastin e njohur si ‘Afera e 53 milionëshit’ por megjithëkëtë seanca u anulua.

Kryetarja e trupit gjykues, ishte e shkurtër në arsyetimin e saj, e që lidhet me një vendim të Qeverisë një ditë më parë.

“Duke ju referuar vendimit të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës… të datës 23 nëntor 2022, anulohet seanca në këtë çështje penale deri në një vendim tjetër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kjo ishte e tëra, ditën e mirë”, ka theksuar Namani.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe tre ish-zyrtarë të kësaj ministrie akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe buxhetin e shtetit, në kohën kur ishte vendosur për ndarjen e mjeteve, në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Por, anulimin e kësaj seance e kanë kundërshtuar avokatët mbrojtës të të akuzuarve.

“Besoj që Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të jetë me e matur dhe në koordinim të plotë me institucionet publike, ose shtetërore sepse siç po e shihni shtyrja e seancave ndikon në jetën e qytetarëve të Kosovës, këto shtyrje kanë koston e vetë”, është shprehur Salihu.

“Anulimi i seancave sidomos i rasteve të tilla voluminoze pa tjetër se është i dëmshëm për sistemin gjyqësor në Kosovë”, ka potencuar Damati.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u anuluan edhe shumë seanca të tjera, derisa avokatët thanë se ende nuk e kanë të qartë se cilat seanca mbahen e cilat jo.

“Ndoshta akoma nuk e kanë definuar se cilat seanca do të mbahen, e cilat jo. Kjo na dëmton edhe më shumë, sepse ne si avokat nuk kemi njohuri paraprake, se cilat do të mbahen e cilat jo. Duhet tani të vijmë në gjykim dhe tani të dimë apo mbahet apo jo, sot pra unë isha në një seancë ku njëri ishte nën masën e paraburgimit, dhe ajo seancë nuk u mbajt”, ka deklaruar Rudari.

Sipas avokatëve, problem më të mëdha do të krijohet në Gjykatat në komunat veriore, për shkak edhe të bojkotimit të punës tash e disa javë nga serbët.

RTV Dukagjini, ka kontaktuar me përfaqësues të disa prej Gjykatave Themelore në Kosovës, për numrin e seancave që janë shtyrë gjatë ditës, mirëpo ata kanë thënë se numri mund të dihet vetëm një ditë më pas, dhe kanë konfirmuar se vetëm seancat e natyrës urgjente janë mbajtur, kurse të tjerat janë anuluar.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika