Anulohen të gjitha seancat e Speciales për këtë vit

Të gjitha seancat e parapara për këtë javë në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë anuluar për shkak të vdekjes së avokatit të Veselit, Andrew Strong

Gjykata Speciale ka vendosur që këtë vit të mos mbahet asnjë seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Seancat janë anuluar pas lajmit për vdekjen e avokatit Andrew Strong, i cili e kishte mbrojtur edhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kërkesa për anulim të seancave u bë nga avokati Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit.

“Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë, për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Ndryshe, trupi gjykues tha se do ta bëjnë të pamundurën që të realizohet vizita e partneres së Andrew Strong me Kadri Veselin, kërkesë kjo që u parashtrua nga Emmerson.

Vdes Andrew Strong, avokati i Kadri Veselit

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika