Anulohet gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, mbrojtja kërkon kohë për analizimin e CD-ve të vendit të ngjarjes

Është anuluar seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq

Politikani, Oliver Ivanoviq

Me kërkesë të mbrojtësve të të akuzuarve, është anuluar seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e vrasjes së politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq.

Anulimi i kësaj seance, është bërë i ditur nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, Valon Kurtaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

Nga zyra e gjykatësit, po ashtu u bë e ditur se mbrojtësit e të akuzuarve kanë kërkuar anulimin e kësaj seance për shkak se iu nevojitet kohë për analizimin e CD-ve të vendit të ngjarjes si prova materiale.

Ndërsa, seanca e radhës për këtë rast pritet të mbahet më 27 tetor 2023.

Ndryshe, seanca fillestare ishte mbajtur më 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës së 27 dhjetorit 2019 dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e tyre dhe çështja ishte kthyer në rivendosje dhe nga Themelorja u kërkua të eliminohen kundërthëniet, duke i dhënë mundësi prokurorit për t’u deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së.

Më pas, më 10 nëntor 2020, Prokuroria Speciale kishte përpiluar aktakuzën, sipas së cilës, Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283, par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal, lidhur me veprat penale “Vrasje rëndë” nga neni 179, par.1.9 të Kodit Penal dhe veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, par.2, nënpar.2.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq akuzohen se në bashkëpunim me të pandehurit Zheiko Bojiq, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, të cilët gjenden në arrati dhe dy të pandehur tjerë të panjohur, duke vepruar si grup kriminal me qëllim të shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës, si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarinë e përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ku secili nga të pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardh deri te vrasja e tani të ndjerit Ivanoviq.

I akuzuari Dragisha Markoviq akuzohet për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” nga neni 433, par. 2.1 të Kodit Penal. Markoviq po ashtu bashkë me Zharko Jovanoviq akuzohen edhe për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje” nga neni 422, par.1 lidhur me par.2, nënpar. 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, i akuzuari Jovanoviq ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, par.1 të Kodit Penal. Kurse, i akuzuari Nedeljko Spasojeviq ngarkohet edhe me veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Shija e redaktorit

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Muhamet Hyseni zyrtarizohet tek AC...

Të verdhit e rrezikshëm siç njihen në futbollin danez “AC Horsens” kanë arritur të bëjnë goditje të rëndësishme për afatin e ri kalimtar të...

Fermeri 74 vjeçar i shtëpisë së të moshuarve e funksionalizon...

Domate, speca, tranguj, kunguj e plot lloje të tjera perimesh janë të gjeturat e stinës në këtë serrë, mu në zemër të kryeqytetit. Ajo gjendet...

Shefja e katalunasve në Parlamentin e Spanjës: S’do të ndalemi...

Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë së Kosovës...

Të fundit nga rubrika