Anulohet koncerti i paraparë të mbahej në Prishtinë pas sulmit terrorist në veri

Për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, kryetari i Prishtinës ka njoftuar se është vendosur që të anulohet koncerti i paraparë të organizohej këtë mbrëmje në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Rruga "Xhorxh Bush" në Prishtinë

Koncerti i paraparë të organizohej në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë është anuluar këtë të diel, për shkak të sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Koncerti, i cili ishte planifikuar nga Ambasada Italiane dhe do të përfshinte këngëtarë të rinj të Festivalit Sanremo, është hequr nga programi pas humbjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri gjatë sulmit të së dielës në fshatin Banjskë në veri të vendit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për këtë vendim në një postim në Facebook, duke shprehur respektin ndaj ngjarjes tragjike dhe ndikimin që ka pasur në vend.

“Për shkak të sulmit terrorist i cili ndodhi sot në orët e para të mëngjesit, ku për pasojë u vra në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti, anulohet koncerti i organizuar nga Ambasada Italiane me këngëtarët e rinj të festivalit Sanremo, i cili parashihej të mbahej sonte në bulevardin “Xhorxh Bush””, ka shkruar Rama.

Sulmi terrorist solli vdekjen e rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku, dhe plagosjen e policit Alban Rashiti dhe tre të tjerëve.

Ndërsa, policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje sulmuesve që të dorëzohen, pasi janë të rrethuar nga zyrtarët policorë.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika