Anulohet konkursi për kryeshef ekzekutiv të “Trepçës”

Konkursi i shpallur për kryeshef të ndërmarrjes Trepça është anuluar. Shkak për këtë, sipas njoftimit të publikuar, u tha të jetë mungesa e kandidatëve që i plotësojnë kushtet për këtë pozitë. Megjithatë, me vendimin nuk kanë qenë të kënaqur as disa prej kandidatëve që kishin marrë pjesë në garë, e as Sindikata e Trepçës

Viti 2023, me shumë gjasë do të përfundojë pa një kryeshef në ndërmarrjen Trepça.

Kjo pasi që konkursi për këtë pozitë, i hapur deri të mërkurën, është anuluar.

“Për shkak se nuk ka pasur një proces konkurrues, dhe nuk është plotësuar kriteri që së paku 4 kandidatë të i plotësojnë kushtet dhe kriteret për pozitën përkatëse dhe kjo çështje është paraparë me Kodin e Etikës dhe Qeverisë Korporative për Ndërmarrje Publike”, thuhet në vendimin e Bordit të përkohshëm mbikqyrës të “Trepçës”.

Dukagjini ka kuptuar se në garë për këtë pozitë, kanë qenë mbi dhjetë kandidatë, në mesin e tyre edhe ish-drejtor të flotacioneve në ndërrmarje.

Njëri prej kandidatëve, ishte edhe edhe Burim Istrefi, që pas publikimit të vendimit për anulim, ka ngritur dyshime për procesin.

Në reagimin e tij, karshi vendimit për anulim, Istrefi ngrit disa dyhsime.

“Po e nis këte shkrim me këte shprehje sepse vërtet duhet të jeni shum ME FAT për faktin se kush po ju prin proceseve të cilat kanë të bëjne me fatin e juaj.! Arsyja e anulimit të këti konkursi mund të jetë valid sipas asaj që është thene në këte vendim, vend dhe hapsir për manipulim ka sa të duash për faktin se shumica e kandidatve janë njerëz të fushave përkatse dhe nga 13 kandidat mos ti plotsojn kushtet se paku 3 prej tyre është e habitshme edhe me e habitshme është fakti se nuk i është bëre me dije secilit kandidat veq e veq se a i ka plotesuar kriteret e kërkuara a po jo.! Politizimi i Trepçes nuk ka qenë asnjeher në shkalle më te lartë se tani dhe për fatin e saj nuk kan vendos kurr njerëz më Jo-profesionist, prandaj pritjet për me mirë jan mashtrim qe ja bejm vetës.!”, ka thënë Burim Istrefi, kandidat për pozitën e Kryeshefit.

Pritje pozitive nga ky proces, nuk kanë pasur as sindikalistët e Trepçës.

“Qe nga fillimi kemi dyshu, që nga vendimi për pagat e kemi parë që nuk po rrespektohet kjo marrëveshje dhe problem më i madh është që pasojat po i bartë vet “Trepça” e minatorët”, ka thënë Ibrahim Jonuzi nga Sindikata e Minatorëve të “Trepçës”.

Hapja e konkursit për kryeshef, ishte një prej pikave të marrëveshjes që i dha fund grevës së minatorëve.

Ndërsa ndër pikat e tjera, ka qenë edhe realizimi i pagave jo më larg se data 10 e secilit muaj,  për çka minatorët janë ende duke pritur.

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika