Anulohet konkursi për kryeshef të “Trepçës”

Ndërmarrja metalurgjike "Trepça" ka njoftuar zyrtarisht se konkursi për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje është anuluar

Ndërmarrja metalurgjike, “Trepça”, ka bërë të ditur se është anuluar konkursi për kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje.

Në vendim që posedon Dukagjini thuhet se konkursi është anuluar, për shkak se nuk ka pasur një proces konkurrues dhe nuk është plotësuar kriteri që së paku 4 kandidatë t’i plotësojnë kushtet dhe kriteret për pozitën përkatëse.

“Për shkak se nuk ka pasur një proces konkurrues, dhe nuk është plotësuar kriteri që së paku 4 kandidatë të i plotësojnë kushtet dhe kriteret për pozitën përkatëse dhe kjo çështje është paraparë me Kodin e Etikës dhe Qeverisë Korporative për Ndërmarrje Publike”, thuhet në vendim që posedon Dukagjini.

“Trepça”, më 13 nëntor të këtij viti kishte shpallur konkurs për kryeshef ekzekutiv pas shkarkimit të Enis Abdurrahmanit, më 27 shtator të këtij viti.

Abdurrahmani përreth dy vjet ishte ushtrues detyre në këtë pozitë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika