Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Është anuluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Kjo është bërë me kërkesë të kryekuvendarit, Glauk Konjufca. për shkak të ditës së zisë të shpallur për policin e vrarë, Afrim Bunjakun

Kryesia e Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është anuluar me kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për shkak të ditës së zisë, të shpallur nga presidentja Vjosa Osmani.

“Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023”, thuhet në njoftimin e Kuvendit në faqen zyrtare në Facebook.

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra në detyrë nga kriminelët serbë mëngjesin e së dielës. Ky sulm ndaj Policisë së Kosovës, nga institucionet shtetërore u konsiderua si sulm terrorist.

Gjatë betejës së policisë me kriminelët serbë, mbetën të vrarë tre nga këta të fundit si dhe janë arrestuar disa të tjerë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika