Anulohet seanca fillestare për kanosjen e deputetes Kusari-Lila

Lati akuzohet se në emisionin “Frontal”, në “T7”, në korrik të 2023-ës, ka kanosur Kusari-Lilën

Mimoza Kusari - Lila, LVV

Për shkak se Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka prova se i akuzuari Emin Lati është ftuar në mënyrë të rregullt, seanca fillestare e paraparë për të mërkurën është anuluar.

Emin Lati akuzohet se në emisionin “Frontal”, në “T7”, në korrik të 2023-ës, ka kanosur deputeten Mimoza Kusari-Lila, e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. Ai ngarkohet me dy vepra penale, për “Kanosje” dhe për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Anulimin e kësaj seance e ka konfirmuar gjykatësi i rastit, Driton Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Berisha bëri të ditur se palët janë njoftuar për anulimin e kësaj seance.

Lidhur me këtë rast, edhe seanca e paraparë për 1 mars dhe ajo më 8 mars ishin anuluar.

Emin Lati ngarkohet me dy vepra penale, për “Kanosje” dhe për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës të siguruar nga Betimi për Drejtësi”, Lati akuzohet se në emisionin “Frontal” në “T7”, në korrik të 2023-ës, ka kanosur Kusari-Lilen, e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Sipas aktakuzës, në emisionin televiziv kishte thënë “Jena ligë na veteranët se atë duhet me e ngreh zhag nëpër asfalt derisa të ja qesim eshtrat në tokë”.

Veç kësaj, Lati akuzohet edhe se ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje ndaj deputetes Kusari-Lila, në mënyrë që ta prishë rendin publik.

Aktakuza ndaj Latit është ngritur më 11 janar 2024 nga prokurorja Rukije Sheshivari.

Në Polici, Lati kishte thënë se ka deklarimet në emisionin “Frontal” i ka pasur emocionale. Ai ka thënë se ishte ndier i ofenduar dhe keq emocionalisht kur kishte dëgjuar përgjimet e Mimoza Kusari-Lilës me një deputet serb që ka folur për heqjen e veteranëve nga ligji për pagën minimale.

Kusari-Lila kishte ushtuar kallëzim penal ndaj Latit, duke deklaruar para organeve të hetuesisë se qenë periudhë sfiduese për sigurinë e saj dhe të familjes së saj pas deklaratave të Latit.

“Deklaratat e tilla po që ka ndjellë dhunë, ka bërë thirrje për cenimin e integritetit tim fizik, dhe si e tillë jam e bindur se duhet të sanksionohet me të gjitha masat ligjore në mënyrë që si praktikë të mos persëritet ndaj askujt…”, kishte deklaruar Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka deklaruar se ndjehet e kërcënuar dhe e abuzuar nga deklaratat publike të Latit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika