Anulohet takimi i katër ministrave të Mbrojtjes që pritej të mbahej të premten në Prishtinë, shkak situata në Turqi

Është anuluar takimi i parashikuar për t'u mbajtur mes ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, me tre homologët nga rajoni. Shkaku i anulimit, siç njofton Ministria, është situata e krijuar në Turqi

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes

Nën organizimi e ministrit të Mbrotjes së Kosovës, Armend Mehaj, këtë të premte pritej të mbahej një takim me ministrat e Mbrojtjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Por, kjo Ministri ka njoftuar mëngjesin e së premtes se takimi është anuluar, për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit që goditi Turqinë.

“Të nderuara medie, ju njoftojmë se për shkak të situatës së krijuar pas tërmetit në Turqi dhe angazhimit për mbështetje të operacionit humanitar, konferenca e përbashkët e planifikuar me ministrat e Mbrojtjes të shteteve të rajonit është shtyrë për një datë tjetër. Për datën e mbajtjes së konferencës do t’ju njoftojmë me kohë. Ju faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.

Ky takim ishte paraparë të mbahej në Prishtinë, dhe pritej të lexohej deklarata e përbashkët e katër ministrave të Mbrojtjes.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika