Anulohet vendimi i Kurtit për shkarkimin e Fadil Kodrës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 14 tetor të vitit 2022 kishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Fadil Kodrën. Ky vendim është anuluar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbime Civile të Kosovës dhe tashmë, MPB-ja obligohet që Kodrës t’ia kompensoj të gjitha pagat e pa realizuara nga dita e shkarkimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbime Civile të Kosovës ka anuluar vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla në lidhje me shkarkimin e Fadil Kodrës nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 14 tetor të vitit 2022 kishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Fadil Kodrën. Në vendimin që ishte marr asokohe, thuhej se Fadil Kodra është shkarkuar për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës penale. Mirëpo, ky vendim është anuluar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbime Civile të Kosovës.

Një dokument i këtij këshilli i siguruar nga Kallxo.com ka bërë të ditur që është aprovuar si e bazuar ankesa e parashtruar e Kodrës dhe se është anuluar vendimi i Kurtit e njëherit, edhe vendimi i ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla për suspendimin e Kodrës.

Dokumenti në fjalë tutje tregon se MPB obligohet që ankuesit Fadil Kodra t’ia kompensoj të gjitha pagat e pa realizuara nga dita e shkarkimit, 14 tetor 2022, deri në ditën e zbatimit të këtij vendimi.

Krahas kësaj, në vendim thuhet se Drejtori i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë obligohet që në pajtim me dispozitat e ligjore në fuqi të emëroj ankuesin në një pozitë të mesme drejtuese apo profesionale në kuadër të Shërbimit Civil. Për këto obligime, KPMSHCK ka dhënë kohë vetëm 15 ditë që nga dita e pranimit të këtij vendimi.

Vendimi që në tetor të 2022-ës e kishte siguruar KALLXO.com kishte treguar se kishte gjetje që dëshmojnë keqmenaxhimin, e sipas vendimit me këtë edhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Kodra ishte shkarkuar edhe një herë nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, më 15 korrik 2022, e ky veprim i ministrit ishte anuluar pas afro dy muajve, më 7 shtator 2022 nga KPMSHCK. Këshilli kishte obliguar Sveçlën që brenda 15 ditëve ta kthejë prapë Kodrën në punë.

13 ditë pas vendimit të KMSHCK-së, më 20 shtator 2022, Sveçla kishte kthyer në punë Kodrën, për të marrë vendimin për largimin e tij pas vetëm një muaji.

Asokohe, në vendimin e publikuar nga avokati i Kodrës, Faton Fetahu, MPB obligohej që Kodrës t’i kompensohej paga nga data 14 korrik 2022 deri në zbatimin e vendimit si rrjedhojë e një  ankese që Kodra kishte bërë në  korrik të vitit të kaluar, ankese e cila ishte aprovuar si e bazuar.

Në pjesën tjetër të vendimit të KPMSHCK-së, të siguruar nga KALLXO.com, ishte thënë se Fadil Kodra në ankesën e tij ka pretenduar se Sveçla ka vepruar në mënyrë të gabuar dhe të kundërligjshme në rastin e tij

Sipas këtij vendimi, Sveçla për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së Kodrës e ka përdorur një vendim, i cili, sipas ankuesit, prej 7 vitesh nuk është në fuqi. Madje, Kodra në ankesën e tij ka pretenduar se edhe vendimi tjetër i marrë nga MPB për caktimin e zëvendësuesit të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, është nxjerrë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.5 ditë pas dorëzimit të ankesës, më 27 korrik 2022, KPMSHCK ka proceduar kërkesë në MPB, me qëllim që të marrë përgjigje për ankesën e Kodrës.Këto përgjigje janë dorëzuar nga ana e Ministrisë më 5 gusht 2022

Në këto përgjigje, sipas vendimit që ka siguruar KALLXO.com, është thënë se pretendimet e ankuesit, respektivisht të Fadil Kodrës, nuk qëndrojnë.“Sipas organit të punësimit, gjegjësisht Ministria e Punëve të Brendshme, ankuesit nuk i është cenuar ndonjë e drejtë nga marrëdhënia e punës me vendimet e konstatuar si në ankesë” – është thënë në vendim.Pas përgjigjeve që KPMSHCK-ja mori nga ana e MPB-së, Kolegji për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Ankesave, për vërtetimin e plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike si dhe vendosjes në mënyrë meritore ka administruar një mori provash.Nga analizimi i këtyre provave, ky Kolegj ankesën e Fadil Kodrës e ka cilësuar si të bazuar.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur e cila pretendon se vendimi i Këshillit nuk është i ligjshëm, mund të inicionte konflikt administrativ në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda një afati prej 30 ditësh.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika