Apeli kthen në rigjykim rastin e Shaban Gogajt, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt
Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan kështu duke kthyer në rigjykim rastin e Shaban Gogajt, i cili nga Gjykata Themelore në Pejë, është dënuar me 7 vjet e gjashtë muaj burgim, për vrasjen e Agonis Tetajt. “Anulohet aktgjykimi ndaj të akuzuarve Sh.G. dhe I.C., […]
Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan kështu duke kthyer në rigjykim rastin e Shaban Gogajt, i cili nga Gjykata Themelore në Pejë, është dënuar me 7 vjet e gjashtë muaj burgim, për vrasjen e Agonis Tetajt.
“Anulohet aktgjykimi ndaj të akuzuarve Sh.G. dhe I.C., ndërsa çështja kthehet në rigjykim dhe rivendosje. Me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Departamentit për Krime të Rënda, është aprovuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda, ashtu që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është anuluar dhe çështja është i kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se në arsyetim të aktvendimit gjykata e shkallës së dytë ka theksuar se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është përfshirë me shkelje të cilat nuk mund të jenë pjesë përbërëse e çështjes penale dhe të njëjtat aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, e bëjnë të pa kuptueshëm dhe është e vërtetë se në këtë çështje penale, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor dhe është nxjerrë aktgjykimi, mirëpo gjykata e shkallës së parë nuk i ka vlerësuar në masë të duhur të gjitha provat të cilat e karakterizojnë çështjen penale.
Ndër të tjera është theksuar se gjykata e shkallës së parë nuk ka vlerësuar ekzistimin e veprës penale, për të cilën e ka shpallur fajtor të akuzuarin.
“Rezulton se në masë të duhur nuk janë vlerësuar të gjitha provat të cilat janë pjesë përbërëse e kësaj lënde penale për të gjetur përfundimin e rikualifikimit të veprës penale nga vepra penale e vrasjes së rëndë, nga neni 179 par.1 pika 1.5 të KPK, në veprën penale të vrajës nga pakujdesia, nga neni 181 të KPK, si dhe motivin e kryerësit të veprës penale. Ndërsa sa i përket çështjes së paraburgimit, i njëjti është shqyrtuar por kolegji i kësaj gjykate ka ardhur në përfundim se i njëjti duhet të zgjatet, ngase ende ekzistojnë kushtet ligjore, që i akuzuari Sh.G., të qëndroj në paraburgim”.
Ndryshe më 14 tetor të vitit 2022, Shaban Gogaj ishte dënuar me 7 vjet e gjysmë për vrasjen e Agonis Tetaj, e cila është cilësuar si vrasje nga pakujdesia, si dhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohej se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve Agzon Hadërgjonaj dhe Faruk Zukaj.
Vrasja e Agonis Tetajt cilësohet si vrasje nga pakujdesia, Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet e gjysmë















