Apeli lë në paraburgim tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

“Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve, Vladimir Tolic avokat Milos Delevic, Blagoje Spasojevic avokat Ljubomir Pantovic, Dushan Maksimovic avokat Dejan Vasic, ndërsa aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PPPS.nr.44/2023 të datës 25.09.2023 dhe të datës 26.09.2023, Vërtetohen”, thuhet në vendimin e Apelit

Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, duke vërtetuar vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilët të dyshuarve iu kishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç).

Vendimin të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, rezulton se është marrë më 3 tetor 2023.

“Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve, Vladimir Tolic, avokat Milos Delevic, Blagoje Spasojevic, avokat Ljubomir Pantovic, Dushan Maksimovic, avokat Dejan Vasic, ndërsa aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PPPS.nr.44/2023 të datës 25.09.2023 dhe të datës 26.09.2023, Vërtetohen”, thuhet në vendimin e Apelit.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 25 shtator 2023, të dyshuarit Vladimir Toliq ia kishte caktuar paraburgimin.

Ndërsa, më 26 shtator 2023, kjo gjykatë ua kishte caktuar paraburgimin edhe dy të dyshuarve të tjerë, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Aksioni në Banjskë të Zveçanit kishte nisur në orët e hershme të së dielës (24 shtator 2023), ku ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, si dhe ishin plagosur dy të tjerë. Pastaj, Policia kishte vrarë tre terroristë, ndërsa sulmuesit e tjerë kishin arritur të largoheshin pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte publikuar pamje të Milan Radojiçiqit, ku kishte theksuar se Radojiçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika