Apeli skeptik mbi imunitetin e ish-presidentit Trump

Tre anëtarët e Gjykatës së Apelit në Uashington dukeshin tejet skeptikë nëse ish presidenti gëzon imunitet nga akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së.

Ndërsa Donald Trump ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, nga pyetjet që u drejtuan avokatëve të të dyja palëve, tre anëtarët e Gjykatës së Apelit në Uashington dukeshin tejet skeptikë nëse ish presidenti gëzon imunitet nga akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Tre gjyqtarët, dy prej të cilëve të emëruar nga presidenti Biden dhe njeri nga presidenti Bush, po ashtu ngritën mëdyshje nëse ata kanë fuqinë ligjore për të marrë në shqyrtim apelimin e çështjes në këtë pikë të procesit, duke lënë të hapur mundësinë që kërkesa e Trump të rrëzohet.

Në 1 dhjetor, gjykatësja e shkallës së parë, Tanya Chutkan u shpreh qartë se ish presidenti nuk gëzonte imunitet.

Mund të duhen javë ose muaj që Gjykata e Apelit të marrë një vendim, që ka shumë të ngjarë të apelohet në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë po shqyrton ndërkohë një tjetër rast për ish presidentin, atë të vendimit të shtetit të Kolorados për ta hequr Trump nga fleta e votimit nën argumentin se ka marrë pjesë në kryengritjen e 6 janarit, siç parashikohet në nenin e 14 të kushtetutës.

Ish presidenti Trump, ishte i pranishëm në seancën e sotme në Uashington. Avokatët e tij kërkuan pushimin e çështjes me arsyetimin se ish-presidentët nuk mund të përballen me akuza penale për veprime që lidhen me përgjegjësitë e tyre zyrtare.

Por gjyqtarët reaguan me skepticizëm mbi këtë argument. Një nga gjykatëset, Florence Pan, e pyeti avokatin e t Trump, se “ç’do të ndodhte nëse një president shiste sekrete ushtarake, apo nëse urdhëronte vrasjen e një rivali polik? A nuk duhet gjykuar ai për këto”?

Avokati John Sauer u përgjigj se akuza ndaj presidentit mund të ngrihej vetëm në rast se më parë Dhoma e Përfaqësuesve do të kishte ngritur akuza ndaj tij dhe Senati, organi që zhvillon gjyqin ndaj një presidenti, do ta shpallte atë fajtor.

Por sipas përfaqësueve të Departamentit të Drejtësisë, dhënia e imunitetit për Trump do t’i hapte udhë një precedenti që presidentët e ardhshëm të kryenin krime. “Presidenti ka një rol unik kushtetues, por ai nuk është mbi ligjin”, tha James Pearce avokat i Deparamentit të Drejtësisë.

Sipas prokurori të posaçëm, Jack Smith, që drejton hetimet ndaj Trump, ky i fundit ka vepruar në rolin e një kandidati politik dhe jo në rolin e një presidenti, kur ushtroi trysni mbi zyrtarët zgjedhorë për të përmbysur humbjen dhe kur nxiti mbështetësit e tij që t’i drejtoheshin Kapitolit në 6 janar të vitit 2021.

Akuza për përpjekje për të përmbysyr rezultatin e zgjedhjeve është një nga 4 akuzat penale me të cilat përballet ish presidenti Donald Trump ndërsa garon për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Prej kohësh, Departamenti i Drejtësisë ka mbajtur qëndrimin se presidentët nuk mund të ndiqen penalisht ndërsa janë në detyrë dhe për vendimet e tyre zyrtare.

Trump, i pari ish predent që po ndiqet penalisht, përballet me 91 akuza, në 4 çështje të ndryshme. Avokati i Trump i tha tre gjykatësve se vazhdimi i procesit ndaj Trump do t’i hapte udhë një cikli hakmarrjeje pas çdo procesi zgjedhor dhe do të “hapte një kuti pandore nga e cila vendi ndoshta nuk do mund të rimëkëmbej më”. /VoA

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika