Aplikimi i gjobave maksimale kundër duhanit, ankohen bizneset

Bizneset e gastronomisë po ankohen pas paralajmërimit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë se do të shpeshtohen gjobat maksimale për shkelësit e ligjit kundër duhanit. Ato thonë se vlerat e tyre janë të larta dhe të palogjikshme, kurse shoqata e gastronomisë kërkon ndryshimin e ligjit

Të vendosura janë nëpër çdo tavolinë, por jo edhe brenda objektit.

Këto taketuke tregojnë se duhani lejohet të pihet vetëm në ambientet e jashtme. Mirëpo jo të gjitha bizneset e gastronomisë e kanë zbatuar ligjin i cili ndalon që cigarja të konsumohet në ambiente të mbyllura.

Andaj, Ministra e Shëndetësisë paralajmëroi këtë javë se më nuk do t’i kursejë bizneset nga gjobat më të larta.

Gjobat prej deri në 3 mijë euro po i duken të palogjikshme, Naim Ramizit, i cili menaxhon një biznes në Prishtinë.

“Ky vendim është shumë i padrejtë për arsye së është selektiv nuk po funksionon nëpër krejt vendet. Në Prishtinë po, por nëse dalim jashtë Prishtinës e shohim se konsumohet cigarja edhe brenda”, tha Nazmi Ramizi, menaxher i biznesit.

Ndonëse kritikat më të mëdha i ka për ministrin e shëndetësisë, Ramizi ankohet edhe në veprimet e inspektorëve të komunës.

Nga janari i deri në mes të marsit, MSH-ja bën të ditur se janë shqiptuar 1 mijë e 328 gjoba për mos respektim të ligjit.

Pakënaqësi me vlerën e gjobave ka edhe në Shoqatën e Gastronomëve. Arian Vranica thotë se ligji nuk është respektuar asnjëherë, andaj sipas tij, është e nevojshme të bëhen ndryshime të mëdha në përmbajtjen e tij.

“Jemi duke kërku që më i rrit gjobat për personat përgjegjës e po ashtu jemi duke kërku që të kemi hapësira të dedikume ku mund të konsumohet duhani në hapësira të mbyllura por që për këtë po presim edhe konsultimet publike”, tha Arian Vrainca nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Ministria paralajmëroi gjoba maksimale për shkelësit e ligjit, pasi tha se deri tani ato kanë qenë minimale për të nxitur bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset.

Gjobat maksimale nisin nga 1 mijë deri në 3 mijë euro për bizneset.

bizneset, ndërsa tash e tutje gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro por nuk përjashtohet as mbyllja e lokalit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika