Aplikimi për anëtarësim në BE, opozita skeptike për procesin

Opozita është skeptike për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Së fundmi edhe kryeministri Albin Kurti e rikonfirmoi se vendi aplikon në dhjetor për këtë proces. Por, deputetë të partisë në pushtet, Vetëvendosjes po thonë se për aplikim në BE, Kosova ka përkrahjen e shteteve të fuqishme evropiane





Është ndërtesa më e rëndësishme e Evropës, shtetet e fuqishme të këtij kontinenti si Gjermania, Franca janë ato që dominojnë në vendimmarrje pavarësisht që këtu promovohet barazie e sidomos ajo ekonomike.

E pjesë e kësaj familje, po synon që së shpejti të bëhet edhe Kosova.

Kryeministri Albin Kurti ka rikonfirmuar së fundmi për mediat gjermane se në dhjetor vendi që ai udhëheq do ta dorëzoj aplikimin e për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për këtë, sipas deputetëve të partisë në pushtet, Kosova tashmë ka përkrahjen e një shteti të fuqishëm.

“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka përkrahjen e Qeverisë gjermane, kancelari Scholz këtë e ka thënë edhe publikisht që Kosova ka tërë përkrahjen jo vetëm në këtë proces por edhe në procese tjera të rëndësishme integrues. Kemi përkrahjen e shteteve tjera të fuqishme të Bashkimi Evropian që e mirëpresin që Kosova të bëhet pjesë e BE-së”, ka thënë Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, LVV.

Por, pak më skeptik se Vetëvendosje, janë deputetët e opozitës të cilët thonë se aplikimi i Kosovës në BE nuk duhet të përfundoj sikur ai në Këshillin e Evropës.

“Qeveria duhet të bashkëpunoj me shtetet anëtare të BE-së, dhe duhet të lobojnë që 5 shtetet të njohin Kosovën. Deri tash nuk kemi parë ndonjë agjendë konkrete të qeverisë. Nuk duhet vetëm deklaratë e të aplikohet por duhet punë e angazhim ne nuk kemi parë ndonjë angazhim. Procesi i dialogut nuk duhet të lidhet me proceset integruese të vendit”, ka deklaruar Rrezarta Krasniqi, LDK.

Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, nga Zyra e Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi kanë thënë se Qeveria po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të informuar të gjitha shtetet anëtare e poashtu dhe Presidencës Çeke për aplikimin për anëtarësim në BE.

“Kosova ka për qëllim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe këtë e ka dëshmuar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tash e gjashtë vite, Agjendës për Reforma Evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen në programe të BE-së dhe formateve të ndryshme brenda saj”, ka theksuar Klisman Kadiu, Këshilltar për media ZVKM.

Ndërkohë, në kuadër të zyrës së Kryeministrit është formuar Komisioni Ekzekutiv për Anëtarësimin e Kosovës në BE, anëtarët e të cilit kanë miratuar qëndrimin zyrtar për aplikim në BE.





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika