Apple prezanton logon misterioze për eventin e iPhone 17

Apple ka zbuluar një logo të re dhe enigmatike për ngjarjen e prezantimit të iPhone 17, e cila do të mbahet më 9 shtator.

Kur përdoruesit tërheqin gishtin ose kursorin mbi të, logoja ndryshon ngjyrë, duke krijuar efektin sikur të shihej përmes një kamere termike.

Ky detaj ka nxitur spekulime mes fansave, të cilët mendojnë se kompania po paralajmëron ngjyra të reja për modelet e ardhshme të iPhone.

Të tjerë sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një sistem të avancuar ftohjeje, i cili do të përmirësojë efikasitetin dhe shpejtësinë e pajisjeve.

Ngjarja, e titulluar “Awe Dropping”, ka hapur shumë dilema rreth surprizave që priten. Apple nuk ka dhënë ende asnjë detaj zyrtar, duke e shtuar edhe më shumë pritjen dhe kureshtjen për lançimin.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika