Apple pritet ta vonojë lansimin e njërit prej telefonave të rinj

Sipas një raporti nga MacRumors, lansimi i serisë së iPhone 15 të Apple mund të përballet me një vonesë prej disa javësh sesa është planifikuar

iPhone 15 Pro Max mund të dalë në treg një muaj më vonë se variantet e tjera të serisë së re të telefonave të kompanisë Apple, sipas një raportimi të ri.

“9to5Mac” ka raportuar se Apple planifikon ta lansojë linjën e iPhone 15 për tri javë (më 12 shtator) dhe të nisë shitjen e telefonave 10 ditë më pas.

Por, kjo vlen për variantet iPhone 15, iPhone 15 Plus dhe iPhone 15 Pro. Varianti Pro Max pritet të dalë në shitje tri deri katër javë më vonë.

Kjo raportohet se do të ndodhë për shkak të “Sony-t”, që furnizon Apple me pjesët e kamerës.

Kompania thuhet se nuk është në gjendje të prodhojë me kohë sensorët e fotografimit për kamerën e iPhone 15 Pro Max.

Nuk është hera e parë që kjo i ndodh Apple. Në vitin e shkuar, iPhone 14 Plus doli në treg më vonë se varianti i rregullt iPhone 14.

S’është hera e parë që është raportuar për vonesa në lansimin e modeleve iPhone 15.

Në korrik, u raportua se iPhone 15 mund të dalë disa javë më vonë se që pritej zakonisht, për shtator kur është muaji në të cilin Apple zakonisht lanson pajisjet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika