Aprovohet ankesa e polices, Supremja pezullon gradimin e policëve për toger

Veç pak javë pas vendimit për hapjen e procedurës për gradimin e mbi 150 zyrtarëve policorë për marrjen e gradës së Togerit, komplet procedura është pezulluar, me vendim të Gjykatës Supreme.

Në këtë institucion, dorëzoi padi ndaj Policisë, vet një zyrtare policore me inicialet V.Z, me pretendimin se në këtë procedurë po shkelet meritokracia.

Paditësja, e cila aktualisht e ka gradën e Rreshterit, që në hierarki është më poshtë se ajo e Togerit, ka pretenduar, se përmes kësaj procedure, po u mundësohet policëve që të tejkalojnë për dy grada, nga Polic i lartë, në Toger, pa u bërë fillimisht rreshter, siç e parasheh hierarkia.

“…si rezultat i dispozitave të udhëzimit të kontestuar sipas paditëses, zyrtarët policor që nuk kanë ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë e gradës Rreshter lejohen të konkurrojnë drejtëpërdrejtë për gradën Toger, në të njejtën procedurë me Rreshterët që kanë kaluar proceset paraprake të gradimit dhe kanë ushtruar përgjegjësi mbikëqyrëse”.

Në padinë që Supremja e konsideroi si të bazuar, paditësja kërkon edhe shfuqizimin e disa pikave të nenit 7 të Udhëzimit Administrativ për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë, bazuar në të cilin është hapur konkursi për gradimin e mbi 150 policëve në togerë.

Sipas udhëzimit që është miratuar në fillimin e vitit 2026, gradimi, si i tillë është paraparë veç në disa raste.

“dhe me qëllim të sigurimit të funksionimit efektiv operacional dhe plotësimit të nevojave organizative e udhëheqëse të Policisë së Kosovës, zyrtarit policor i cili ka të paktën dhjetë (10) vite përvojë aktive në Policinë e Kosovës dhe i cili nuk ka përfituar gradim përmes proceseve të rregullta të gradimit gjatë kësaj periudhe, i njihet e drejta për t’iu nënshtruar procedurës së veçantë të gradimit, në pajtim me dispozitat e këtij udhëzimi administrativ”.

Sipas një nënkoloneli të Policisë, tanimë në pension, gradimi në këtë formë, nuk është bërë asnjëherë.

“Kjo nuk ka qenë asnjëherë praktikë më herët. Mendoj që secila gradë, duhet të kalojë në aspektin teorik e praktik”, ka thënë Refki Morina.

Në këtë situatë, vlerësohet që institucionet duhet të gjejnë një zgjidhje të ndërmjetme, në raport me përshtatjen e udhëzimit dhe plotësimin e pozitave.

“Menaxhmenti i lartë i policisë dhe niveli politik, të mendojnë qartazi për një modalitet të rregullt, dhe ligjor, në mënyrë që të bëhet gradimi që është aq i nevojshëm”, ka thënë eksperi i sigurisë, Drizan Shala.

Kurdo që padia të marrë epilog, gradimi në Polici, vlerësohet që duhet të bëhet sa më shpejtë, dhe me meritokraci.

“Të gradohen veç me meritokraci, duke i pasë përbazë sukseset në punën që e ka kryer ndër vite”, ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dashevci.

Sidoqoftë, Procedura për Gradimin e policëve, do mbetet e pezulluar deri në vendimin e Supremes, derisa Ministria e Punëve të Brendshme nuk është përgjigjur në pytetjet e Dukagjinit për këtë çështje.

Vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte njoftuar se Policia e Kosovës ka shpallur procesin e gradimit për gradën toger, me 157 pozita të hapura për zyrtarët policorë që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika