Aprovohet kërkesëpadia e IKD-së kundër Komisionit të Pavarur të Mediave
Kolegji i Gjykatës Supreme ka nxjerrë vendim lidhur me kërkesë-padinë e Institutit të Kosovës për Drejtësi kundër Komisionit të Pavarur të Mediave. Supremja e ka aprovuar si të themeltë kërkesën, në çështjen juridike të konfliktit administrativ me bazë juridike: shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të […]
Kolegji i Gjykatës Supreme ka nxjerrë vendim lidhur me kërkesë-padinë e Institutit të Kosovës për Drejtësi kundër Komisionit të Pavarur të Mediave.
Supremja e ka aprovuar si të themeltë kërkesën, në çështjen juridike të konfliktit administrativ me bazë juridike: shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM-2025/01), të miratuar në mbledhjen e mbajtur më datë 17 janar 2025.
“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së paditëses: OJQ “Instituti i Kosovës për Drejtësi” kundër të paditurit: Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me bazë juridike: shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM-2025/01), të miratuar në mbledhjen e mbajtur më datë 17 janar 2025, në seancën e shqyrtimit gjyqësor publik të mbajtur, në praninë e palëve ndërgjyqëse, më datë 10 qershor, ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditëses, OJQ “Instituti i Kosovës për Drejtësi”, e paraqitur kundër të paditurit, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me seli në Prishtinë. Përmes aktgjykimit P.A.nr.06/2025 është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar paragrafi 2 i nenit 3 të Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM-2025/01). Dosja e lëndës PA.6/2025, së bashku me shkresat e saj, i dërgohet gjykatës së shkallës së parë, për vendosje lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të KPM-së të datës 17 janar 2025, të kontestuar me padi.” – thuhet në vendim.















