Arabia Saudite ndan ndihmë humanitare prej 400 milionë eurosh për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Zelenskyy ka falënderuar Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për mbështetjen ndaj Ukrainës. Mohammed bin Salman ka dhënë një ndihmë humanitare në vlerë të milionave, për Ukrainën

(Në të majtë)Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy (Në të djathtë)

Arabia Saudite do të ofrojë 400 milionë dollarë në ndihmë humanitare për Ukrainën.

Agjencia shtetërore saudite e lajmeve, “SPA” kishte bërë të ditur se Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, kishte folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, përmes një telefonate, dhe është po e njëjta agjenci e cila bëri të ditur shumën monetare që do t’i ofrojë Arabia Saudite, shtetit ukrainas.

Për telefonatën ka shkruar edhe presidenti Zelenskyy. Ai bëri të ditur se kanë rënë dakord që të ndërveprojnë në lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës.

“Fola me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Faleminderit për mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës, rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ne ramë dakord të ndërveprojmë në lirimin robërve të luftës të Ukrainës. Ne ramë dakord për ndihmën makro-financiare saudite për Ukrainën”, ka shkruar ai.

Arabia Saudite nuk është i vetmi vend, i cili ka dërguar ndihmë në Ukrainë.

Në shtator, Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar për ndihmën prej 600 milionë dollarësh në ndihmë për Ukrainën. Në këtë paketë ndihmash përfshiheshin armë, municione dhe pajisje ushtarake shtesë nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-së.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të këtij viti.

600 milionë dollarë ndihmë shtesë ushtarake nga ShBA-të për Ukrainën

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika