Forcat Ajrore Mbretërore të Arabia Saudite kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj forcave separatiste të Këshilli Kalimtar Jugor (STC) në Al Ghaydah, kryeqendrën e guvernatoratit Al Mahrah në lindje të Jemeni.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ndërhyrja ajrore ka ndodhur pasi forcat e STC-së të dislokuara pranë Al Ghaydah refuzuan të dorëzonin armët dhe të tërhiqeshin nga guvernorati. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për viktima apo dëme materiale.

Përshkallëzimi i situatës vjen pas zhvillimeve të fundit në lindje të Jemenit, ku separatistët e STC-së, të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, morën kontrollin mbi guvernoratet Hadhramaut dhe Al Mahrah në fillim të muajit të kaluar.

Më 27 dhjetor, kryetari i Këshillit të Lidershipit Presidencial të Jemenit, Rashad Muhammad al-Alimi, kërkoi ndihmë ushtarake nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite për të rivendosur kontrollin qeveritar.

Ndërsa më 2 janar, guvernatori i Hadhramautit, Salem Al-Khanbashi, njoftoi nisjen e një operacioni për transferimin e kampeve ushtarake të kontrolluara nga STC-ja nën autoritetin e forcave qeveritare, duke sinjalizuar një fazë të re përballjeje mes palëve në terren.