Álvaro Arbeloa ka reaguar ashpër ndaj diskutimeve të fundit rreth Kylian Mbappé, duke dhënë një deklaratë që ka bërë jehonë të madhe në mediat sportive dhe rrjetet sociale.
Trajneri spanjoll mohoi se i kishte thënë francezit se është “sulmuesi i katërt” në ekip, duke lënë të kuptohet se deklaratat janë keqinterpretuar.
“Unë kurrë nuk i kam thënë Mbappés se është sulmuesi i katërt, ndoshta më ka keqkuptuar. Por unë vendos për ekipin tim… dhe gjëja më e mirë ishte që Mbappé hyri nga banka në pjesën e dytë sonte”, deklaroi Arbeloa.
Ai më pas vazhdoi me një mesazh shumë të prerë:
“Për sa kohë jam unë në këtë karrige, unë jam ai që vendos kush luan dhe kush jo. Nuk më intereson emri i lojtarit. Nëse u pëlqen, mirë. Nëse jo, do ta presin rastin tjetër.”
Deklarata e Arbeloas ka ndezur menjëherë debat në opinionin sportiv, pasi shumë tifozë e kanë interpretuar si një “goditje” direkte ndaj Mbappés dhe statusit të tij si superyll i futbollit botëror.