Arben Mustafa i bashkohet PDK-së, emërohet Koordinator i Departamentit për Financa në KQM

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të martën ka prezantuar aderimin më të ri në këtë parti, Arben Mustafa, i cili është emëruar koordinator të Departamentit për Financa në KQM

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, përmes një konference për media, ka prezantuar aderimin e ri në këtë parti, ekonomistin Arben Mustafa. Foto nga konferenca 6 qershor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur të martën një konferencë për media, ku ka prezantuar aderimin më të ri në këtë parti, ekonomistin Arben Mustafa.

Krasniqi gjatë prezanitimit në konferencë për media ka njoftuar se Mustafa do të jetë koordinator i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë.

Kreu i PDK-së, ka thënë se me emërimin e tij, në bashkëpunim me ekipin e tyre të ekspertëve, do të iu ndihmojë në ofrimin e alternativës për sektorin e financave që sipas tij është në ndër pikat kryesore.

“Arben Mustafa, ka një bagazh të madh profesional e intelektual, në bashkëpunim me ekipin e tonë të ekspertëve, do të na ndihmojë në ofrimin e alternativës sonë për sektorin e financave, që është një ndër pikat më me prioritet në vizionin tonë për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe anëtari i ri Arben Mustafa

Kreu i PDK-së tha se një kuadër i tillë si Arbeni, i cili ka vendosur që karrierën e tij ta zhvillojë në Kosovë, i bën nder Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, Mustafa, në prezantimin e tij ka falënderuar Kryetarin Krasniqi për besimin dhe mundësinë që të bëhet pjesë e kësaj platforme, e cila në thelb të saj ka ndërtimin dhe ofrimin e një modeli të ri qeverisës, me qendër qytetarin dhe shtetin.

“Dëshira dhe vullneti i madh për të kontribuar në ndërtimin e një alternative të mirëfilltë për zhvillimin e ekonomisë së vendit, më ka shtyrë që tërë bagazhin tim akademik e profesional ta vë në funksion të Kabinetit për Qeverisje të Mirë dhe Partisë Demokratike.”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se propozimet programore do të jenë të orientuara që të sigurojnë financa të qëndrueshme publike, si faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin makroekonomik të vendit, por edhe tregues i sjelljes së përgjegjshme të shtetit ndaj taksave të mbledhura nga qytetarët.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kush është Arben Musta?

Arben Mustafa ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ato master dhe të doktoratës në Staffordshire University.

Pothuajse për dy dekada, Arbeni ushtron funksione me rëndësi në kuadër të Bankës Qendrore të Kosovës, ku ofron ekspertizën e tij rreth zhvillimeve ekonomike dhe stabilitetit financiar.

Njëkohësisht, ai është angazhuar edhe si ligjërues universitar i lëndëve nga fusha e mikro dhe makro ekonomisë, bankave dhe financave, dhe politikave monetare.

Arbeni është autor dhe bashkautor i dhjetëra punimeve shkencore, pjesëmarrës i disa konferencave ndërkombëtare, si dhe i çertifikuar në një mori trajnimesh në fushën e ekonomisë dhe mësimdhënies, të ofruara nga institucione me renome ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika