Arben Mustafa: Kurti po i mban qytetarët të varur nga ndihmat simbolike

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për të dhuruar ndihma nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët

Në foto Arben Mustafa.

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për të dhuruar ndihma nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Kurti po i mban qytetarët të varur nga ndihmat simbolike të kohëpaskohshme, pa u ofruar zgjidhje të qëndrueshme.

“Ky është mentalitet i qeverisjes në varfëri, ku qytetarët mbahen të varur nga shtrirja e dorës me ndonjë qindarkë kohë pas kohe nga qeveria. Për pensionistët nuk mjafton mbështetja për ta festuar Vitin e Ri, por duhet mbështetje që ua mundëson  përballimin e shpenzimeve të përditshme të cilat janë bërë të papërballueshme!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka sqaruar të gjithë prindërit lidhur me shtesat prej 100 eurosh, që do të ndahen vetëm një herë në vit.

Murati ka shtuar se shtesat prej 20 eurosh për fëmijët deri në 2 vjet dhe 10 euro për ata deri në 16 vjet do të jepen çdo muaj.

“Shtesat e fëmijëve pra vazhdohen të merren për çdo muaj, e kjo është çdo vit në fundvit dhe ideja apo synimi që duam ta arrijmë me këtë shtesë kur është dizajnuar ka qenë në një farë formë rimbursimi i TVSH-së për një minimum jetik për gjithë fëmijët e vendit”, ka thënë Murati.

E nga viti i ardhshëm, Murati tha se edhe shtesa vjetore do të ndryshojë varësisht nga të ardhurat e prindit.

“Këtë vit nuk kemi bërë dallime në bazë të të ardhurave, mirëpo nga viti i ardhshëm e më tutje, do të ketë përcaktim të nivelit të shtesës vjetore në bazë të të ardhurave vjetore”, ka thënë ai.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, u propozua vendimi për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh, për fëmijët dhe pensionistët.

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika