Arbërie Nagavci kërkon që të respektohen rregullat e testit të arritshmërisë

Ministrja e Arsimitt, Shkencës, Teknologjsië dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se respektimi i rregullave të testit të arritshmërisë sjell rezultatet reale të nxënësve

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Ministrja e Arsimitt, Shkencës, Teknologjsië dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar të respektohen rregullat e testit të arritshmërisë, sepse sipas ministres, respektimi i rrregullave është një domosdoshmëri për të marrë rezultatet reale.

“Respektimi i rregullave është domosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale dhe pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook.

Po ashtu, Nagavci iu uroi suksese të gjithë nxënësve, që do t’i i nënshtrohen testit të arritshmërisë.

“Suksese të dashur nxënës! Sot, në ditën e parë të Testit të Arritshmërisë” ka thënë ajo.

“24 218 nxënës të klasave të nënta do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre”, ka shtuar më tutje, Arbërie Nagavci.

Testi i arritshmërisë në këtë vit do të zgjasë 150 minuta në 178 qendra. Dhe, për mbarëvajtjen e testit të arritshmërisë janë angazhuar, gjithsej, 1600 administratues.

Të shtunën mbahet pjesa e parë e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika