ARBK-ja hap shërbimin digjital në MINT, shmangen pritjet e gjata në sportel

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK) ka hapur shërbimin digjital në MINT

Foto e publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK) ka hapur shërbimin digjital në MINT.

Sipas njoftimit, kjo “eliminon” pritjet e gjata në sportel.

“Tani, ju mund të pajiseni me dokumenta biznesore dhe të merrni çdo shërbim tjetër që ju nevojitet pa pritur në radhë – një ndryshim i mrekullueshëm për efikasitetin e procesit!”, thuhet në njoftim.

ARBK-ja, krahas digjitalizimit të këtij shërbimi, ditë më parë e ka lansuar edhe dizajnin e ri praktik e bashkëkohor të uebfaqes, ku tash e tutje mund të merren lehtësisht informatat lidhur me bizneset, por edhe informata të tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie.

MINT-i njofton se risi mjaft e rëndësishme e këtij ridizajnimi janë të dhënat statistikore, që mund të gjenerohen me vetëm një klikim, për numrin e bizneseve sipas llojit dhe numrin e bizneseve sipas sektorëve.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika