Arbnor Morina emërohet përzgjedhës i Kombëtares U17 të Kosovës

Arbnor Morina zyrtarisht tani e tutje është trajner i Dardanëve të rinj

Kombëtarja U17 e Kosovës e ka një përzgjedhës të ri në krye. Arbnor Morina është edhe zyrtarisht trajner i Dardanëve të rinjë.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Puna e trajnerit është punë e cila nuk ka pushim dhe nuk ka kufij. Jam i lumtur që jam kthyer aty ku kam qenë prej vitit 2000 deri në vitin 2005. Së bashku me stafin tim do të mundohemi të bëjmë më të mirën që duhet bërë për Kombëtaren U17″.

“Jam i lumtur që po e pasoj Arsim Abazin, i cili është trajner i mirënjohur dhe miku im i vjetër. Do të punojmë shumë në atë drejtim që djemtë tanë t’i bindim që duhet të arrijnë rezultate kulminante, ngase i mbrojnë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës”, ka theksuar Morina pasi e pranoi këtë detyrë.

Morina ka një CV të gjatë si trajner, pasi ka udhëhequr skuadra të ndryshme si Gjilani, teksa së fundmi e drejtoi FC Ferizajin.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika