Antwerpi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Belgjikës.

Arbnor Muja ka arritur ta gjejë golin e parë në Belgjikë. Mitrovicasi la gjurmë në këtë ndeshje. Ai fillimisht asistoi te goli i dytë i Michael Frey (55’), teksa pas katër minutave realizoi gol, që për të ishte i pari me fanellën e skuadrës belge.

Ndeshjen nuk e nisi titullar, por hyri shumë shpejt, që në minutën e 10-të, pasi u lëndua njëri prej bashkëlojtarëve të tij (Scott). Ndeshjen në fund e fitoi Antwerp me shifrat 4:0 dhe kalojnë tutje në fazën gjysmëfinale.

Kujtojmë që Muja është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Superligës së Kosovës.

Ai u ble nga belgët pas ndeshjeve të mira që tregoi pikërisht kundër Antëerp-it me fanellën e Dritës në kualifikimet e Ligës së Konferencës.