Arbnor Rifati i çon mesazh FBK-së: Superliga me 10 ekipe

Pas humbjes në finalen ndaj Dritës dhe dështimit për t’u rikthyer në Superligën e Kosovës në basketboll, trajneri i Proton Cable Prizrenit, Arbnor Rifati, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, duke ngritur një çështje që pritet të hapë debat në qarqet e basketbollit kosovar.

I zhgënjyer me epilogun e sezonit, por i vendosur në qëndrimet e tij, Rifati ka drejtuar kritika dhe njëkohësisht ka bërë thirrje publike ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës për reformim të strukturës së elitës së basketbollit në vend.

Ai kërkon zgjerimin e Superligës nga tetë në dhjetë ekipe, duke theksuar se ekziston potencial real për një ligë më konkurruese dhe më dinamike.

“Në fund, një mesazh për drejtuesit e FBK-së: Superliga me 10 ekipe! Si ne ashtu edhe Vëllaznimi kemi potencial dhe kapacitet për të qenë pjesë e saj. Nuk besoj që ndonjë federatë e ka luksin të mos inkuadrojë dy ekipe të organizuara, sidomos duke parë praktikat e shteteve evropiane që çdo ditë po shkojnë drejt zgjerimit. Kjo gjithashtu do të thyente monotoninë e ligës me 8 ekipe prej vitesh”, tha ai ndër të tjera.

Prej vitesh, Superliga e Kosovës funksionon me tetë skuadra, një format që shpesh është kritikuar për mungesë variacioni dhe hapësirash të kufizuara për zhvillim.

Sistemi aktual parasheh që dy ekipet e para të kalojnë direkt në gjysmëfinale të play-offit, ndërsa vendet nga i treti deri te i gjashti përballen në çerekfinale. Pozita e shtatë zakonisht çon në play-out, megjithatë këtë sezon kjo fazë nuk është zhvilluar pas vendimit të FBK-së për ta anuluar.

Në fund të tabelës, vetëm një skuadër bie nga elita, fat që këtë edicion e përjetoi Vëllaznimi.

Edhe pse gjakovarët e mbyllën sezonin me bilanc të njëjtë fitoresh si Sigal Prishtina dhe Rahoveci, ata mbetën më të dobët në përballjet direkte, çka rezultoi fatale për mbijetesën e tyre në Superligë.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika