Ardhja e mërgimtarëve, komuna e Prizrenit ofron shëbime edhe të shtunave

Në tërë sektorin publik në Kosovë e shtuna është ditë pushimi. Por me ardhjen e mërgimtarëve komuna e Prizrenit ka vendosur që për një muaj të punojë edhe të shtunave. Drejtori i Administaratës Publike në këtë komunë thotë se ky vendim ka ardhur për t’i ndihmuar mërgimtarët që ta kenë sa më të lehtë pajisjen me dokumentet që u nevojiten

Qyteti i Prizerenit

Qyteti i Prizrenit është një ndër destinacionet e para në Kosovë që turistët e huaj zgjedhin për të vizituar.

Mirëpo, ky qytet ka edhe shumë mërgimtarë që për pushime vijnë në vendlindje.

Fluksi i madh i ardhjes së tyre, përveç në kolona dhe në sheshet e qytetit është vërejtur edhe në administratën komunale.

Kjo ka bërë që komuna të hapet edhe të shtunave, në ditë pushimi.

“Do të jetë funksional edhe ditëve të shtunë, bëhët fjalë për orarë të reduktuar nga ora 09:00 deri në ora 13:00.. kjo do të zgjasë për një muaj dhe do të ofrohen të gjitha shërbimet…..”, ka thënë Edin Shehu, drejtor i Administratës Publike në Prizren.

Edin Shehu, drejtor i Administratës Publike në Prizren

E, ky vendim i komunës, sipas zyrtares Kastriote Vata, është mirëpritur nga qytetarët e Prizrenit.

“Dë dy javët e kaluara është rritur shumë fluksi i qytetaraëve që kërkojnë shërbime komunale, dhe ata janë të lumtur që edhe të shtunën po ofrohen këto shërbime”, ka thënë Vata.

Kastriote Vata

E këtë të shtunë, u panë edhe disa qytetarë që shftyrëzuan këtë të drejtë për të kryer shërbime në komunë.

“Është një vendim shumë i mirë që të punohet edhe të shtunën, kjo është e mirëseardhur edhe për vendasit por edhe për mërgimtarët. Është sakrificë për punonjësit mirëpo është shumë e rendësishmë për mërgimtarët”, ka thënë Valon Hoti, qytetar i Prizrenit.

Valon Hoti, qytetar i Prizrenit.

Sivjet, Prizreni për herë të parë gjatë të shtunave ofron shërbime për qytetarët.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika