Ardita Sinani e quan Shqiprim Arifin “Rrahman Morina 2.0”

Këshilltarja politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani ka kritikuar reagimet e Kryetarit në detyrë të Preshevës, Shqiprim Arifit ndaj kryeministrit Albinn Kurtit

Ardita Sinani dhe Shqiprim Arifi

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani ka hedhur akuza të rënda për kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Sinani tha se deklaratat e Arifit kundër kryeministrit Albin Kurti po shfrytëzohen nga mediat e Serbisë.

“Është e turpshme kur lajmet në mediat e Serbisë fillojnë me citatin e Shqiprim Arifit për kryeministrin e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Madje ajo shkoi edhe më tej duke thënë se “është e pafalshme që Serbia ka rigjetur një vegël të ngjashme si Rrahman Morina, që e përdor dhe kontrollon për interesat e veta kundrejt Kosovës”.

“E ky Rrahman Morina 2.0 këto deklarata i bën çdo ditë për të mbuluar dështimin e tij në pushtetin lokal në Preshevë, por edhe për të defokusuar vëmendjen nga problemet reale”, ka shkruar ajo.

Sipas Sinanit komuna e Preshevës është defakto pa udhëheqje dhe se “po vazhdon të zhvatet çdo ditë me projekte ku punëkryes janë oligarkët e afërt me Arifin”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika