Argjentina dështon të marrë pikë ndaj Arabisë Saudite

Lojtarët e Arabisë Saudite duke e festuar golin ndaj Argjentinës





Edhe pse favorite, kombëtarja e Argjentinës në krye me Lionel Messi, nuk ka arritur të nxjerrë pikë ndaj kombëtares së Arabisë Saudite.

Argjentina e filloi mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e dhjetë të pjesës së parë.

Me këtë rezultat edhe përfundoi kjo pjesë, derisa në pjesën e dytë u pa krejtësisht lojë tjetër nga sauditët.

Për pesë minuta ata shënuan dy gola, për të dërguar rezultatin në një me dy në të mirë të tyre.

Golin e shënoi S. Al-Shehri, pas një hutimi në mbrojtjen e kombëtares së Argjentinës.

Në minutën e 54, S. Al Dawsari shënoi për rezultatin 1:2. Pjesa e dytë i kishte 14 minuta lojë shtesë për shkak të ndërprerjeve të shumta të lojës, por as kjo nuk mjaftoi që Argjentina të marrë pikë në këtë ndeshje.

Golin e vetëm për Argjentinën e shënoi, Lionel Messi nga penaltia.

Arabia Saudite i ka dhënë fund serisë së Argjentinës prej 36 ndeshjesh pa humbje në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.





Analizat

Brazili përballet me Zvicrën pa Neymarin

Brazili, i mbështetur nga një fitore 2-0 kundër Serbisë në ndeshjen e tyre hapëse, do të kërkojë të rezervojë vendin e tij në 16-shen...

Musiala tregon sërish potencialin e tij teksa impresionon ndaj Spanjës

I mahnitshëm dhe i pashoq, adoleshenti gjerman, Jamal Musiala, tani ka etiketën si "Lionel Messi i ardhshëm". 19-vjeçari luajti një rol kyç në shtyrjen e...

Të gjitha gabimet e Meksikës në ndeshjen kundër Argjentinës

Që në momentin e parë që tifozët e Meksikës panë ndeshjen startuese të Gerardo Martinos kundër Argjentinës, shumica u habitën nga vendimi i tij...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika