Argjentina nuk do t’i bashkohet BRICS-it
Argjentina nuk do t’i bashkohet bllokut të ekonomive në zhvillim BRICS vitin e ardhshëm siç ishte planifikuar, tha të enjten një zyrtar i lartë në ekipin e presidentit të zgjedhur, Javier Milei. “Ne nuk do t’i bashkohemi BRICS”, shkroi në X, dikur Twitter, Diana Mondino, të cilën Milei e zgjodhi si ministre të Jashtme pasi […]
Argjentina nuk do t’i bashkohet bllokut të ekonomive në zhvillim BRICS vitin e ardhshëm siç ishte planifikuar, tha të enjten një zyrtar i lartë në ekipin e presidentit të zgjedhur, Javier Milei.
“Ne nuk do t’i bashkohemi BRICS”, shkroi në X, dikur Twitter, Diana Mondino, të cilën Milei e zgjodhi si ministre të Jashtme pasi të betohet në detyrë më 10 dhjetor.
BRICS është një akronim për Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Termi fillimisht u krijua si BRIC (pa Afrikën e Jugut) nga ekonomisti i Goldman Sachs Jim O’Neill në 2001. Ai besonte se deri në vitin 2050 katër ekonomitë BRIC do të dominonin ekonominë globale. Afrika e Jugut u shtua në listë në 2010.















