Argjentina po lufton kundër Meksikës, mbyllet pa gola pjesa e parë





Ka përfunduar pjesa e parë mes Argjentinës dhe Meksikës me rezultat të barabartë 0:0.

Meksika e kishte filluar më mirë ndeshjen me Argjentinën që dukej shqetësuese në 30 minutat e para, pasi kishte bërë pesë ndryshime ndaj skuadrës që humbi kundër Arabisë Saudite.

Argjentinasit në pjesën e parë kanë mbajtur shumë më shumë topin, por deri në 45 minutat e fundit nuk kanë arritur ta godasin rrjetën e Meksikës.

Sulmuesi i Argjentinës, Lautaro Martinez, pati një rast jo shumë të afërt për të goditur rrjetën e meksikanëve.

Ndërsa, Lionel Messi i pasoi topin shumë lehtë, Di Marias, dhe krosimi i tij erdhi tek Lautro Martinez, që goditi me kokë jashtë portës.

Kombëtarja e Meksikës arriti vetëm një goditje në portë në 45 minutat e parë, dhe ndeshja ishte jo e ashpër për të goditur portat e njëra tjetrës, me 16 faulle të kryera mes dy skuadrave.

Lozano është faulluar nga Otamendi

Mbrojtësi i majtë i Argjentinës, Marcos Acuna, në minutën e 22-të dhe mbrojtësi i djathtë, Ganzalo Montiel, në minutën e 43-të, janë ndëshkuar me karton të verdhë.

Argjentina pas humbjes befasuese ndaj Arabisë Saudite po lufton për të shmangur eliminimin këtë mbrëmje, ndaj meksikanëve.

Pra, Kombëtarja e Argjentinës duhet të shmangë humbjen ndaj Meksikës për të mos u bërë skuadra e dytë e eliminuar nga Botërori i këtij viti.

Meksika ka vetëm një pikë, ndërsa, Polonia mposhti 2:0 Arabinë Saudite, dhe tashmë kryeson me katër pikë në Grupin C. Arabia Saudite ka tre pikë dhe zë vendin e tretë në grup para argjentinasve.





Shija e redaktorit

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika