Arifi në marshin në Prishtinë: Jemi këtu për të kundërshtuar padrejtësinë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se "jemi këtu për të kundërshtuar padrejtësinë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së"

Shqiprim Arifi

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, po merr pjesë në marshin në Prishtinë “Marshojmë për Drejtësi”.

“Ne kemi ardhur  t’i respektojmë vëllezërit tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe për të kundërshtuar padrejtësinë që po i bëhet. Sepse lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare, nuk ka qenë agresive, nuk kemi qenë invazues, kemi mbrojtur shtëpitë tona, kombin tonë”, ka thënë Arifi.

“Ky është mesazhi jonë që sot jemi kundër padrejtësisë që po u bëhet krerëve tonë të UÇK-së, jemi kundër asaj që dojnë me njëllos historinë tonë, me e rishkru edhe një herë, e cila nuk mund të rishkruhet”, ka shtuar ai në edicionin special të RTV Dukagjini.

Ai është shprehur i lumtur për lëvizjen masovike nga qytetarët, që sipas tij, tregon se të gjithë jemi të bashkuar rreth UÇK-së.

“Ne ndoshta jemi të përçarë në mënyrë interne me njëri–tjetrin, por kur vjen tek UÇK-ja, me ne nuk ka shaka”, ka theksuar Arifi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika